Pse refuzoi drekën me Metën, Vuçiqin dhe Dodikun? – flet Presidenti Thaçi

E publikuar: 09/05/2019 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth refuzimit të tij për të qenë pjesë në drekën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, pjesë e së cilës ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, lideri serb në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik.

Thaçi tha në Opinion të televizionit Klan, që e pa të arsyeshme mospjesëmarrjen e tij për shkak se do të ishte e kot që të debatonte me liderët të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

”Ishte me tepër respekt teknik. Por të njëjtën kohë të takohesha me dy presidentët që nuk e kanë njohur Kosovën e të përsëriteshin gjërat e njëjta në të folur, ishte e kot”.

”Do të ishte i panevojshëm një vazhdim i një debati krejt të kotë. Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur Kosovën, mban pozicion nganjeherë më të ashpër sesa vet Serbia”.

”Ky ishte edhe qëndrimi im si pozicion i mosshkuarjes time në Sarajevë, ishte mesazh qortues ndaj Dodik për qëndrimin e Bosnjës në raport me Kosovën”.