Pse ky njeri ecën rrugëve të Londrës me një kukull seksi? (Video)

E publikuar: 13/06/2018 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë është parë duke shtyrë një karrocë në të cilën gjendej një kukull të seksit, rreth Londrës qendrore të martën.

Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, burri mund të shihet duke buzëqeshur, ndërsa bashkë me kukullën shëtitën nëpër Qendrën Southbank të qytetit, në mes të ditës.

Në një video, kukulla mund të shihet e veshur me një fustan dhe syze dielli, ndërsa turistët shikojnë drejt tyre.

Çfarë bën përshtypje është fakti se burri as që brengoset me reagimet e njerëzve, ndërsa ai me krenari e shfaq kukullën rreth qendrës së arteve.

Gjithsesi ky nuk është rasti i vetëm.

Një burrë japonez për një kohë të gjatë, kudo që kishte shkuar, e kishte marrë me vete një kukull të seksit. /Telegrafi/