Pse gjithmonë duhet një “John Kerry” të na mësoi demokracinë?

E publikuar: 05/12/2015 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Gashi
Zhvillimet e fundit në Kosovë ishin edhe një test për demokracinë e cila ende nuk ka vend jo vetëm në institucionet e shtetit por edhe në shoqërinë kosovare në përgjithësi, e në këtë rast duke prekur edhe gazetar, analistë, profesorë e ekspertë të fushave të ndryshme. Përderisa pothuajse një pjesë e madhe e shoqërisë civile dhe institucioneve ishin bërë një me pushtetin i cili nuk hiqte dore nga dy marrëveshje të gabuara sipas Opozitës për të ardhmen e Kosovës, e duke i rënë në qaftë të gjithë kundërshtareve të pushtetit, dhe me vizitën e Sekretarit të Shtetit Amerikan gjerat sikur ndryshuan rrënjësisht.
E vërteta mbi vizitën e Kerry-t është se ai edhe njëherë u detyrua të zbresë në Kosovë për të treguar se ende nuk jeni të pjekur për demokracinë, mirëpo jo vetëm kaq, ai rrezojë nga fronti komplet shoqërinë politike në vend e në veçanti barti tri mesazhe të rëndësishme.
1. E para, takimi i tij në aeroport sado maskimit që ju bë vizitës se tij, ishte një bojkotim i hapur i institucioneve duke lënë mesazh se ky pushtet nuk ka krijuar as kushte politike, as të sigurisë e besa as forma demokratikë për pritjen e zyrtareve të lartë amerikan;
2. E dyta, vizita e tij duke folur me shume për një grup studentesh të shkolluar në SHBA se sa për gjendjen aktuale në Kosovë dëshmon se qeveria Amerikane nuk ka besim më në këtë pushtet dhe këta liderë në Kosovë, por sytë dhe shpresën e ka në gjeneratat e ardhshme;
3. Se treti, përmendja e investimit amerikan për shtetin la të kuptohet se projekti i Kosovës nuk ishte vetëm i vendoreve, prandaj promovimi i vlerave demokratike është i domosdoshëm dhe jo vetëm obligim i institucioneve të Kosovës.
Fatkeqësisht demokracia në Kosovë është vrarë, dhe format e tilla me arrestim deputetësh, bastisje të zyrave të opozitës e në veçanti përjashtimi i saj nga Parlamenti janë hapat final të shndërrimit të një shteti në Monarki, një formë qeverisje që SHBA-ja nuk do ta lejonte kurrë në Kosovë. Mjaftuan vetëm disa orë të qëndrimit në aeroport të z.John Kerry-it, që t’iu ndërrojë qasja edhe Mustafës edhe Thaçit, dhe përkundër një fjalori banal të tyre dhe ministrave të tyre në ditët e kaluara.
Ndonëse në vet nervozizmin e Mustafës gjatë takimit dhe anashkalimi i Thaqit lenë shumë për të spekuluar se çka ka ndodhur në të vërtetë, një gjë është e sigurte, qasja e tyre e ndryshuar tregon për atmosferën e krijuar në takimin e lartpërmendur. Pas vizitës se Kerry-t vlen të theksohen tri ngjarje të rëndësishme të cilat ndodhen ditën e Premte fill pas vizitës se tij:
E para, e Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën u bëri ftesë partive opozitare që të takoheshin më datën 7 dhjetor, për ta biseduar demarkacionin dhe Zajednicën është hapi i parë i ndryshimit të mendjes se Qeverise ku para disa ditëve theksonin se nuk do hiqen as pikë e as prese.
E dyta, është qasja e Thaqit të cilën në një postim në fb thekson se : “Kosova ka traditë të dialogut politik dhe të bashkërendimit.. dhe Dallimet aktuale që kemi mund të tejkalohen vetëm përmes dialogut dhe jo me metoda përjashtuese të njëri – tjetrit.” , kjo sikur e bënë Thaqin që sikur nuk e di se çka i ka ndodhur Opozitës gjatë ditëve të shkuara deri me përjashtim e persekutim;
E treta, zëri i shterur e zëdhënësve të Qeverise të Quajtur analistë, ku deri tani shprehnin helm e vrerë ndaj opozitës, tash sikur e kanë marre rolin e ndërmjetësuesit për të rregulluar gjerat, që natyrisht është edhe një dorë e zgjatur e qeverisë ne rregullimin e gabimit qe ka bere me kohe.
Vizita e Sekretarit të Shteti dëshmoj edhe njëherë se lidershipi në Kosovë ka dështuar, dhe madje shpresa për të ndryshuar nuk është vetëm obligim por edhe domosdoshmëri, sepse Amerika nuk do të lejojë në asnjë formë të dështoje projekti i saj. Ai foli haptas se jo vetëm dy marrëveshje, por krimi i organizuar, korrupsioni, dështimet në sektorin e sigurisë, gjegjësia dhe prokuroria janë përgjegjësi e shtetit dhe arritja e korrupsionit deri në nivelet me të larta tregon se ky pushtet nuk është në funksion të qytetarëve por është dizajnues i krimit dhe korrupsionit.
Pra, edhe njëherë ju dashtë një “JOHN KERRY” të vije dhe të na tregoj se ç’është demokracia, dhe fatkeqësisht ai me një deklaratë të vetme rrëzoj nga provimi të gjithë shoqërinë Kosovare.

(Autori Studiues i Politikave të Bashkimit Evropian)