Pse duhet të përdorni Messenger Lite në vend të Messenger?

E publikuar: 12/10/2017 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Messenger Lite ishte një aplikacion i cili nuk duhej të stresonte harduerin e telefoni tuaj e as planin tarifor celular sa i përket konsumit të të dhënave mobile.

Ai u krijua fillimisht për vendet me infrastruktura të dobëta komunikimi. Aplikacioni zë vetëm 20MB hapësirë krahasuar me 100MB që zë aplikacioni origjinal si dhe konsumon më pak internet që do të thotë se përdoruesit mund të kursejnë ca para.

Aplikacioni daton që nga Tetori i vitit të kaluar dhe fillimisht u ofrua vetëm në Kenia, Tunizi, Malajzi, Sri Lanka dhe Venezuelë ndërsa në Prill të këtij viti u zgjeruar në 132 shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

Messenger Lite është i disponueshëm në Android dhe dizajnuar për zona me internet 2G dhe rrjete të paqëndrueshme.

Ndërsa qëllimi i tij ishte të tërhiqte përdoruesit në vendet në zhvillim, aplikacioni mund të përdoret lehtësisht edhe në zonat rurale në Shqipëri ku i mungon rrjeti 3G apo 4G.

Aplikacioni nuk ka lojërat, as Messenger Day. Ai ka provuar të jetë shumë popullor tek shumë përdorues të cilët janë ankuar për mbingarkimin e aplikacionit kryesor Messenger.

A do të jetë i disponueshëm në iPhone?

Për fat të keq duhet të presin edhe ca. Duke qenë se telefonët Android janë më të përdorur në vendet në zhvillim, për këtë arsye Facebook lançoi një aplikacion të tillë.

Nuk dihet nëse Facebook do të publikojë një ditë një version të aplikacionit për iOS. /PCWorld Albanian