Pse djersa ka nje erë të fortë dhe të pakëndshme

E publikuar: 22/04/2015 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsyet pse djersitim janë të ndryshme, por një gjë është e sigurtë, se djersa pa ndonjë shkak apo nxitje të caktuar nuk duhet të ketë asnjë erë. Zbuloni se kush janë 5 fajtorët kryesor që ndikojnë në erën e trupit.
Arsyet pse nganjëherë na vjen erë e keqe mund të jenë të qarta, por ndonjëherë janë të panjohura. Edhepse, të gjithë tentojmë të mbajmë erë të mirë, prapseprap të paktën një herë në jetë na ka ndodhur që të kemi aromë të keqe megjithë tentimin për tu dukur bukur.
Po ju paraqesim 5 arsyet pse mbajmë erë të pakëndshme:
Stresi
Djersa si rezultat i stresit është më vështirë për tu kontrolluar. Në fakt, kur jemi në gjendje stresive, trupi jonë mund të reagojë në djersitje të tepruar, dhe për shkak të nivelit të kortizolit, e cila rritet për shkak të situatave të vështira, ndryshon edhe era e djersës. Ankthi gjithashtu shkakton djersitjen me erë. Është interesante se hulumtimet kanë treguar se njerëzit në nënvedije mund të dallojnë djersitjen e zakonshme nga ajo që shkaktohet si pasojë e stresit.
Përbërja e veshjeve
Ka një arsye pse askush nuk ushtron me këmishë prej poliesteri. Fibrat natyror si pambuku, leshi lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe djersa të zhduket. Nga ana tjetër, fibrat sintetike si najloni dhe poliesteri, madje edhe disa mëndafshe natyrore, që mund të duken bukur, por aftësia e tyre për të rrefuzuar djersën në fakt bën që djersa të merr erë të pakëndshme. Domethënë këto pëlhura në vend që të ndihmojnë për të hequr djersën, ato e mbajnë atë, duke krijuar kështu kushte për zhvillim të mëtejshëm të bakterieve.
Deodorantet
Industria kozmetike është që të na mundësojë që të kemi aromë më të mirë deh të ndjehemi të bukur. Por, në vend të kësaj, disa deodorant, antiperspirante dhe kremra të trupit për shkak të përbërësve të caktuar, bëjnë që bakteriet të rriten edhe më shumë.
Lloje të caktuara të ushqimit
Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër factor që ndikon në aromën e trupit tone. në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se për shkak të mungesës së magnezit në vlerat ushqyese si perimet, gjethet jeshile dhe arrat, ne kemi erë të pakëndshme. Lajm i mirë është se çokollata e errët është burim i mirë i magnezit, dhe përveç kësaj, ajo përmirëson disponimin tuaj si dhe ju bën që të keni aromë të ëmbël.
Përveç kësaj, është zbuluar se njerëzit që hanë ushqime të cilat përmbajnë sasi të larta të kolinës, të tilla si vezë, peshk, bishtajore, grurë, sojë, mish derri, kanë aromë të veçantë trupore. Kolina është një përbërës themelor që vjen nga indet bimore dhe shtazore dhe ka funksion të rëndësishëm në trup, duke përfshirë ruajtjen e structures së membranes dhe yndyrërat e metabolizmit. Është interesante se dozat e larta të kolinës mund të lidhen me erën e trupit të peshkut.
Shprehia e të shkuarit në tualet
Vonimi i shkuarjes në banjo, qoftë ajo e vogla apo e madhja, mund të ndikojë në aromën trupore. Shkencëtarët kanë gjetur se toksinat që lvshohen nga sistemi i tretjes nëpër poret, shkakton ndryshim të aromës trupore. Me fjalë tjera, amoniaku, përmes traktit urinar mund të bëhet aq i koncentruar saqë aroma të del përmes poreve të lëkurës.