Pse Dhurata Dora me fustan të shtatzënisë?

E publikuar: 19/01/2018 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E po e njëjta dikur u aludua për këngëtaren dhe modelen Zaimina Vasjari e ky lajm mori disa herë radhazi demantin, por që gjithçka ndryshoi me kohë dhe ishin fotot e këngëtares ato që e nxorën të vërtetën në shesh.

Derisa tani, fokusi është te një këngëtare tjetër e dashur dhe shumë e njohur, Dhurata Dora e cila shquhet për projektet e saja plot ritëm që doemos shndërrohen në super hite, shkruan Kosovarja.  Poza të cilën ka zgjedhur të realizojë foton e fundit ngrit dyshime për ndonjë shtatzëni të mundshme diçka që ishte e fundit për t’u menduar.

Por, nuk dihet realisht meqë deri tani Dhurata e mbajti hermetike jetën e saj private pa dhënë detaje rreth ndonjë lidhjeje të mundshme qoftë edhe flirt me ndonjë fytyrë publike.

Mbetet të kuptohet përmes imazheve të reja që do t’i publikojë Dhurata, apo edhe konfirmimin ose mohimin e këtij dyshimi.