Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

20.06.2018 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

Banka Qendrore e Kosovës nuk po i tregon emrat e bankave që janë dënuar, pasi u vërtetua se janë dëmtuar financiarisht mbi 10 mijë klientë. BQK-ja pretendon të ndryshojë ligjin, në mënyrë që të hapen të dhënat për publikun, raporton KTV.

Organizata “Konsumatori” akuzon BQK-në se po e mbron interesin e Bankave Komerciale e jo të qytetarëve. Ndërkohë, qytetarët me vite enden nëpër gjykata për t’i kthyer mjetet e tyre.

6 mijë euro i kishte marrë kredi për të meremetuar shtëpinë Shiqeri Bujupi nga Arllati i Drenasit.
Por angazhimet e tij si deminues në Forcën e Sigurisë së Kosovës e kishin shtyrë atë që 4 mijë euro t’i mënjanojë në llogarinë e kursimeve, me pretendimin se do t’i duheshin më vonë.

Por me datë 6 qershor të 2010-ës, 2 mijë euro do të avulloheshin nga llogaria e tij e kursimeve, të cilat qenë tërhequr nga një person i tretë në një sportel në një degë të Bankës në Prizren.
Mijëra euro harxhoi Bujupi në tentativën e tij për të gjetur drejtësi për kursimet e tij, pasi ky rast thotë ta ketë dëmtuar si financiarisht ashtu edhe moralisht.

Sidoqoftë, pas shumë vjetësh, në prillin e këtij viti, Gjykata Themelore në Prizren vendosi në favor të tij, duke urdhëruar Bankën që t’ia kthejë atij shumën prej 2 mijë eurosh plus kamatën sa për një vit të kësaj shume të deponuar nëpër banka, e po ashtu të paguajë shpenzimet administrative.

Në këtë kohë u vërtetua edhe fakti se nënshkrimi i vënë në dokumentin e tërheqjes së parave ishte i falsifikuar.
Por lënda u apelua dhe tash Bujupi po pret gjykimin e radhës, para se të marrë kursimet.

“ Në tre vjetët e fundit, 10 mijë klientë janë kompensuar nga bankat, kjo pasi Banka Qendrore e Kosovës kishte vërtetuar se ata ishin plaçkitur në një formë apo tjetër nga bankat. Për këtë arsye, BQK-ja ka shqiptuar gjoba në vlerë deri në 50 mijë euro, por nuk tregon se cilat janë ato banka, pasi një gjë e tillë ndalohet me ligj për BQK-në”

Banka Qendrore e Kosovës thotë të jetë e interesuar që të ndryshojë Ligjin për Bankat, në mënyrë që të jetë me transparente përballë konsumatorëve dhe publikut.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Organizata Konsumatori, pasi sipas kreut të saj, Selatin Kaçaniku, mos marrja parasysh e këtyre ankesave ka bërë që edhe numri i raportimeve ndaj këtij dëmi të ulet.

Kaçaniku thotë se mund të ekzistojë një lidhje mes Bankave Komerciale dhe Bankës Qendrore të Kosovës që ta ndalojnë këtë të fundit të dalë në krah të konsumatorit.

Rreth 350 mijë lëndë që kanë të bëjnë me të drejtat e konsumatorëve presin për t’u gjykuar.

 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Merkel vazhdon “luftën” për mbijetesën e koalicionit qeverisës

Merkel vazhdon “luftën” për mbijetesën e koalicionit qeverisës

KMDLNJ akuzon ndërkombëtarët: Po i mbroni ekstremistët ortodoksë, po e luftoni vetëm radikalizmin islamik

KMDLNJ akuzon ndërkombëtarët: Po i mbroni ekstremistët ortodoksë, po e luftoni vetëm radikalizmin islamik

Zbulohet plani i madh i Titos për ish-Jugosllavinë

Zbulohet plani i madh i Titos për ish-Jugosllavinë

Serbia: Nuk e duam futjen e “lojtarëve të rinj” në dialog

Serbia: Nuk e duam futjen e “lojtarëve të rinj” në dialog

Serbia shpërfaq synimet për ndarje të Kosovës

Serbia shpërfaq synimet për ndarje të Kosovës

Babai i Xhakës i çuditur pse u dënuan “shqiponjat”, kontributi i shqiptarëve thotë ua ktheu gëzimin

Babai i Xhakës i çuditur pse u dënuan “shqiponjat”, kontributi i shqiptarëve thotë ua ktheu gëzimin

Kopaç: Kontrata për “Kosovën e Re” të rishikohet, por jo nga njerëzit që e bënë atë

Kopaç: Kontrata për “Kosovën e Re” të rishikohet, por jo nga njerëzit që e bënë atë

Tri Republikat e Kosovës nga Kurti

Tri Republikat e Kosovës nga Kurti

Trendi i multietnicitetit në Kupën e Botës

Trendi i multietnicitetit në Kupën e Botës

Serbia pa konsensus të brendshëm për çështjen e Kosovës

Serbia pa konsensus të brendshëm për çështjen e Kosovës

Krasniqi: Rritja e pagave për gjyqtarë e prokurorë s’e rritë efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, përkundrazi

Krasniqi: Rritja e pagave për gjyqtarë e prokurorë s’e rritë efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, përkundrazi

Bolton: Pheniani mund ta eliminojë brenda vitit programin bërthamor

Bolton: Pheniani mund ta eliminojë brenda vitit programin bërthamor

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

Sulm në një shkollë në Afganistan, ekzekutohen tre roje

Sulm në një shkollë në Afganistan, ekzekutohen tre roje

Kur do të fillojë ndarja e shtesave për fëmijët në Kosovë?

Kur do të fillojë ndarja e shtesave për fëmijët në Kosovë?

Trafikimi me njerëz, sfidë në Kosovë – vetëm në fillim të këtij viti u shënuan 6 raste

Trafikimi me njerëz, sfidë në Kosovë – vetëm në fillim të këtij viti u shënuan 6 raste