Pse Bitcoin u zhvlerësua të Premten në mënyrë të papritur?

E publikuar: 20/05/2019 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin, monedha e cila ka pasur luhatje të vlerës gjatë javës së kaluar, u rikthye në vlerat e 8,000 dollarëve duke larguar për pak momente frikërat e investitorëve për një tjetër flluskë.

Në 30 ditët e fundit çmimi i bitcoin është rritur me 50% duke tërhequr pas vetes edhe kriptomonedha të tjera madhore si ethereum, XRP, bitcoin cash, litecoin, EOS dhe binance coin.

Në 24 orët e fundit bitcoin është rritur me 10% në 8,224 dollarë sipas CoinMarketCap.com por që shënuar një rënie të lehtë orët e fundit në 7,890 dollarë në këto momente që shkruajmë.

Bitcoin cash dhe binance coin qëndruan në vlera të lartë  një rritje me 11% në 24 orë ndërsa XRP dhe litcoin fituan 7%.

Vlera totale e bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera ra me 30 miliardë dollarë por e rifitoi pothuajse të tërën të dielën në 250 miliardë dollarë.

Pas shitjes në masë të Premten, shumë analistë qëndruan me besimin se tregu i kriptomonedhave do të rikuperohej.

Rënia e bitcoin mendohet të ketë ardhur nga një shitje e madhe në Bitstamp të Premten çka nisi edhe shitjet nëpër bursa të tjera.

Bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike festuan një javë plot lajme pozitive. Sipas analizave, monedha pritet të ngjitet më lart ndërsa disa prej tyre thonë se mund të shkojë deri në 22,600 në 2020-ën. /PCWorld Albanian