PSD: S’ka zgjedhje, LDK dhe LVV po bëjnë veç zhurmë

E publikuar: 06/02/2019 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Salih Salihu, nuk i ka parë të arsyeshme protestat e Vetëvendosjes.

Ai thotë se rrëzimi i Qeverisë dhe kundërshtimi i idesë së presidentit për korrigjim të kufijve mund të bëhet në Kuvend dhe jo në rrugë, shkruan Gazeta “Zëri”..

“Ne nuk kemi biseduar për këtë çështje, por mendoj se ekzistojnë mundsitë për ta rrëzuar këtë Qeveri. Kjo është e drejtë e tyre, por nuk po më duket se është logjike të dalin në rrugë kur kjo mund të bëhet e mundshme në Kuvend. Si është e mundur të dalin në rrugë kur nuk kanë bashkëpunim me partitë opozitare e as përpjekje nuk bëjnë që të bashkëpunojnë me to. Kur ta ofron një parti opozitare një mundësi duhet ta shfrytëzojnë, sepse përmes protestave dhe dhunës po më duket pa lidhje”, ka thënë Salihu.

Salihu konsideron se LVV-ja dhe LDK-ja po bëjnë vetëm zhurmë sa i përket kësaj çështjeje dhe se nuk janë të gatshme për zgjedhje, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Ne kemi qenë të gatshëm si PSD për ta rrëzuar dhe s’e kuptoj pse nuk përafrohen me LDK-në, së bashku me votat tona dhe ta nxjerrin edhe ndonjë deputet nga partitë tjera që janë në pushtet për t’i bërë numrat, por nuk po provojnë fare.