PSD kërkon zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

E publikuar: 27/11/2018 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, gjatë mbledhjes së djeshme që u mbajt në Pejë.
Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se Unioni doganor do të ketë bashkim doganor për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore , ndonëse sipas tij, ky është vetëm një hap prej atyre të domosdoshmeve, ngase duhet të hiqen edhe pengesat e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, si dhe ato për shërbime, shkruan Express.

“Tregu i përbashkët do t’i përmbushte nevojat e dy vendeve dhe do të behej konkurrent me tregjet e huaja”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ndërkaq, deputeti Dardan Molliqaj ka folur për rezolutën e iniciuar nga PSD për heqjen e tarifave roaming, e cila sipas tij, pritet të bëhet funksionale gjatë vitit të ardhshëm