PSD-ja zgjedh edhe zyrtarin për media

E publikuar: 10/05/2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vazhduar me kompletimin e strukturës së saj. Kjo parti ka vendosur që Shkodran Hoti të jetë zyrtar përgjegjës për komunikim medial.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media sekretarja e përgjithshme e partisë, Aida Dërguti.

Hoti ka ushtruar funksionin e zëdhënësit në Lëvizjen Vetëvendosje, nga e cila dha dorëheqje në valën e madhe të largimeve që kishte përfshirë partinë e Albin Kurtit.

PSD gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur kryetar të partisë Shpend Ahmetin, si dhe nënkryetar Visar Ymerin.