PSD-ja kërkon ta ketë përfaqësuesin e tyre në KQZ

E publikuar: 27/03/2019 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se kjo parti duhet ta këtë përfaqësuesin e saj në KQZ derisa ka kërkuar fillimisht interpretim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretimin e anëtarëve te KQZ-së.

“Një vendim i vitit të kaluar thotë se gjashtë grupet më të mëdha parlamentare duhet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Neve na ka ardhur vendim ku është kërkuar që PSD-ja të nominojë përfaqësuesit e vet në KQZ”.

“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë njoftim për ndryshimin e vendimit paraprak. Besojmë, sipas interpretimit tonë të Kushtetutës, se neve na takon përfaqësimi në KQZ”.

Molliqaj theksoi se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është i nevojshëm përderisa sqaroi vendimin e përfolur së fundmi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

“E dimë që është një vendim që lidhet me grupet parlamentare, por ai ka të bëjë me themelimin e institucioneve ku shkruhet qartë Kuvendit dhe Qeverisë – nuk flet për institucione të tjera”.

Ai tha se ky vendim është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit.