PSD do ta votojë mocionin e mundshëm kundër Qeverisë

E publikuar: 04/02/2019 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina është shprehur se në rast të ngritjes së ndonjë mocioni mosbesimi kundër Qeverisë Haradinaj partia e saj do të votonte pro.

Pantina ka thënë që në vend të ankohemi është mirë që të fillojmë vetë të kemi ndikim në ndryshimin e gjërave që i konsiderojmë të dëmshme për Kosovën, shkruan zeri.info.

“PSD tashmë i ka dhënë nënshkrimet e veta tash qëndrojmë prapa kësaj, ne e mbështësim atë por ne kemi zgjedhur një mundësi tjetër në vend që të ankohemi në duhet të ndikojmë sa më shumë që është e mundur që vendimet që i konsiderojmë të dëmshme ti ndalojmë”, ka thënë Pantina.