Provuan fuqinë e motorëve të aeroplanit, mbetën të rrëzuar për toke (Video)

E publikuar: 09/10/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa një aeroplan po bëhej gati të nisej nga një aeroport i Indonezisë, dy fëmijë qëndronin prapa dhe provonin fuqinë që kanë motorët.

Të dy mbetën të rrëzuar prej vrushkujve të ajrit, ndërsa njëri e pati të pamundur të ngrihej sërish, transmeton Telegrafi.

Rrethojat e dëmtuara dhe mungesa e sigurisë së duhur, iu ka mundësuar fëmijëve që të hynë brenda zonës së ndaluar. Megjithëse është një ngjarje që mund të kishte edhe pasoja, është pëlqyer për formën se si ata provonin ta sfidonin motorin e fuqishëm.

“Prej fëmijërisë po tregojnë shenja guximi, pas një kohe të shkurtër mund t’i shohim duke bërë edhe manovra tjera të rrezikshme”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/