Provokimet e Kishës Katolike përmes konvertimeve ‘live’

E publikuar: 05/04/2015 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kisha Katolike e Kosovës edhe të shtunën në mbrëmje ka provokuar duke organizuar konvertimin e qytetarëve në fenë katolike përmes meshës kryesore e cila është mbajtur në Katedralën “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Më këtë veprim, Kisha Katolike e Kosovës ka rënë ndesh edhe me 16 pikat e Papa Françeskut, i cili ka dalë kundër spektakleve religjioze, transmeton express.

E spektakli i Kishës Katolike të Kosovës është transmetuar mbrëmë drejtpërdrejtë në RTK.

Kohë më parë kreu Vatikanit, Papa Françesku kishte dalë kundër spektakleve me rastin e konvertimeve. Kishte thënë se para spektakleve të tilla më mirë është të japim shembuj të mirë.

Ndryshe, Kisha Katolike e Kosovës, vazhdimisht në prag të kremtes së Pashkëve organizon konvertime publike të myslimanëve në katolikë.

Express ka provuar të flasë me udhëheqësit e Kishës Katolike të Kosovës por ata s’janë përgjigjur në telefon.