Prova e Prokurorit kundër Tahirit: Ka udhëtuar nga Greqia me automjetin e Habilajve

E publikuar: 20/10/2017 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjala e prokurorit Hajdarmataj ne mbledhjen e komisionit të mandateve:

Kemi hetuar prej kohësh vëllezërit Habilaj dhe kemi kuptuar që me ta bashkëpunonin edhe punonjës të Policisë Vlorë, tëcilët janë ende nën hetim.

Pas ndalimit të Moisi Habilajt  ne kemi nisur një tjetër hetim, për personat që ishin të përfshirë në hetimin e policisë italine, mes të cilëve edhe deputeti i republikës së Shqipërisë Saimir Thiri.

Nga të dhënat e bëra publike, rezultonte se kishte biseda komprometuese, lidhur me depitetin Tahirir. Qoftë për pjesëmarrjen në grup kriminal, por edhe për faktin që aty flitej për dhënie dhe marrje mite, që bën pjesë në korrupsionin pasiv.

Ne do vazhdonim hetimin në fshehtësi të plotë, pior duke qenë se fajktet u bënë publike, u detyruam të ndërhyjmë në fhsatin babicë. Duke qenë se këta persona e ushtronin aktivtetin në fshehtësi të plotë, ne krijuam dyshimin , referuar edhe nga bisedat e përgjuara, që në rastin konkret krijohet lidhja dhe dyshimi i arsyeshëm që në këtë aktivitet është i përfshirë edhe deputeti Tahiri.

Kemi bërë verifikime, që jam i bindur që as autoritet italiane e shqiptare nuk i kanë, kemi verifikuar të dhëna që përforcojnë dyshimin që realisht ato biseda…

Duke bërë verifikime në sistemin Tims dhe kemi verifikuar që deputeti Tahiri gjatë vitit 2013, duke patur në pronesi një autmjet te tij, qe ja kishte shitur njërit nga vëllezërit Habilaj.

Ky automjet është përdorur nga Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Deputeti ka udhëtuar kryesisht në Greqi dhe gjatë kësaj kohe automjeti i është dërguar nga njëri prej vëllezrve Habilaj në Greqi dhe me këtë automjet është kthyer Tahiri.