Prototipe të iPhone po përdoren për të thyer sigurinë e telefonëve të Apple

E publikuar: 09/03/2019 02:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e dimë historinë e një prototipi iPhone që u harrua në një bar çka mund të kishte përfunduar në një prej surprizave më të mëdha të Apple në histori.

Por a keni dëgjuar për prototipe të vjedhura iPhone të cilët kanë përfunduar në duar të këqija dhe hakerët kanë arritur të gjejnë mënyra për të thyer sigurinë e sistemit operativ të Apple?

Një hetim i Motherboard zbuloi se disa prototipe të iPhone vjedhur nga linja e prodhimit të Apple po përdoren nga hakerët. Këto pajisje janë unike sepse hulumtuesit i përdorin për të gjetur dobësi sigurie për shkak se kanë një version më të pasigurtë të iOS.

Motherboard thotë se një iPhone X prototip kushton 1,800 dollarë në tregun e zi dhe janë përdorur për të zhvilluar makineritë e Cellebrite përdorur nga agjencitë ligjzbatuese për të thyer iPhone.

Fillimisht u besua se Cellebrite është kompania që dekodoi iPhone 5C e terroristit të San Bernardinos për FBI-në. U tha se FBI-ja kishte paguar 1 milionë dollarë për të hyrë në këtë telefon.

Përmes këtyre telefonëve të vjedhur hulumtuesit arritën të studionin co-procesorin e sigurisë duke ekspozuar probleme në një çip i krijuar për të mbajtur iPhone tanë të sigurtë. /PCWorld Albanian