Protokoll i pakuptimtë!

20.10.2016 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Protokoll i pakuptimtë!

Analistët politikë thonë se Shqipëria dhe Serbia nuk mund të nënshkruajnë protokolle bashkëpunimi për projektet infrastrukturore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës pa e marrë pëlqimin e kësaj të fundit.

Sipas tyre, një veprim i tillë është i  pazakontë, qoftë nga prizmi i marrëdhënieve ndërshqiptare, qoftë nga ai i marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan “Zëri”.

Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që do të kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës pa marrë pëlqimin e kësaj të fundit vlerësohet si i pakuptimtë dhe i pazakontë.

 Kështu kanë vlerësuar analistët politikë nënshkrimin e një protokolli të tillë në ditën kur gazeta “Zëri” ka botuar dokumente zyrtare, sipas të cilave, përfaqësues të Shqipërisë dhe Serbisë më 15-16 prill 2015 ishin pajtuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e krijimit të projekteve rajonale të transportit rrugor dhe hekurudhor si: “Rruga 7” Nish-Prishtinë-Durrës-Beograd dhe Beograd-Bar-Tiranë dhe në linjat e transportit hekurudhor Nish-Doljevac, Rudarë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot dhe Beograd-Lapovo, Kraljevë, Rudnicë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot.

Përkatësisht projektet infrastrukturore, që përfshijnë tri shtete: Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, para një viti janë nënshkruar vetëm nga zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviq, me ç’rast është anashkaluar përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës. /Zëri/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Paralajmërohen përsëri protesta për taksat në rrugën e kombit

Paralajmërohen përsëri protesta për taksat në rrugën e kombit

Arabia Saudite: Ndalesës së grave për ngasje të veturës po i vjen fundi

Arabia Saudite: Ndalesës së grave për ngasje të veturës po i vjen fundi

Veseli thotë se PDK është e para, në qytetin ku ka humbur zgjedhjet

Veseli thotë se PDK është e para, në qytetin ku ka humbur zgjedhjet

Vuçiç ka një porosi për Serbinë pas golave nga Xhaka e Shaqiri

Vuçiç ka një porosi për Serbinë pas golave nga Xhaka e Shaqiri

Kosova me infrastrukturë të mangët në garën e futbollit evropian

Kosova me infrastrukturë të mangët në garën e futbollit evropian

Haradinaj premton rritje të pagave për mjekë e arsimtarë pas dyfishimit të pagat për qeveritarët

Haradinaj premton rritje të pagave për mjekë e arsimtarë pas dyfishimit të pagat për qeveritarët

Arrestohet një zyrtar komunal në Gjilan, kërkoi 2 mijë euro ryshfet për një shpronësim

Arrestohet një zyrtar komunal në Gjilan, kërkoi 2 mijë euro ryshfet për një shpronësim

Hoxhaj: Liberalizimi i vizave, proces i pandalshëm – s’do të ketë zgjedhje

Hoxhaj: Liberalizimi i vizave, proces i pandalshëm – s’do të ketë zgjedhje

Ramush Haradinaj edhe për një mandat kryetar i AAK-së, pa kundërkandidat e asnjë votë kundër

Ramush Haradinaj edhe për një mandat kryetar i AAK-së, pa kundërkandidat e asnjë votë kundër

Zgjidhja e çështjes së emrit, shpresë për rimëkëmbjen ekonomike

Zgjidhja e çështjes së emrit, shpresë për rimëkëmbjen ekonomike

Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë

Vendimi i Dalibor Jevtiqit që ia dëmton buxhetin Ministrisë

Fjalët e Ramës për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Fjalët e Ramës për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Thaçi, Shaqirit dhe Xhakes: Kosova ju do

Thaçi, Shaqirit dhe Xhakes: Kosova ju do

Xhaka-Shaqiri, “shqiponja me dy koka” që “çmend” serbët! (Video)

Xhaka-Shaqiri, “shqiponja me dy koka” që “çmend” serbët! (Video)

Kupa e Botës dhe konflikti në Ukrainën lindore

Kupa e Botës dhe konflikti në Ukrainën lindore

Super Xhaka, çmend serbët me “Shqiponjën”

Super Xhaka, çmend serbët me “Shqiponjën”