Protezat e lira të dhëmbëve, e kanë bërë të famshëm në forumet e dentistëve (Video)

E publikuar: 11/01/2018 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ben Watson nga West Yorkshire, kishte blerë një palë proteza dhëmbësh në internet për 50 euro, që të ketë një buzëqeshje që do t’ia pëlqenin të gjithë.

Por, kjo shtresë e lirë, e ka bërë atë shumë qesharak pasi nuk funksiononte si duhet dhe i binte gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.

Madje, videoja ku ai shihet duke u tallur, e ka bërë të famshëm në forumet e dentistëve.

“Ja pse duhet të vizitoni profesionistin dhe të mos blini proteza, që janë punuar në punëtori të pakualifikuara”, ka qenë një nga komentet e shumta. /Telegrafi/