Protestojnë tifozët e klubit kosovar, kërkojnë dorëheqjen e presidentit, intervenon policia me arrestime

E publikuar: 06/12/2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i tifozëve “Forca”, të cilët mbështesin klubin futbollistik Vushtria sot kanë organizuar protestë ku edhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Bajrush Kajtazi për t’ia kthyer, siç thonë ata “klubin qytetit, përcjell KosovaPress.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ky grup i tifozëve gjithashtu ka bërë të ditur se në protestën e dytë ka ndërhyrë policia dhe me këtë rasta ka pasur edhe disa arrestime.

Klubi futbollistik Vushtria garon në Ligën e Parë të Kosovës dhe momentalisht renditen në vendin e fundit në tabelë me 11 pikë pas 14 ndeshjeve.

Njoftimi i plotë i tifo-grupit “FORCA” në “Facebook””

TË NDERUAR QYTETARË TË VUSHTRRISË

Fillimisht iu falënderojmë nga zemra që keni gjetë kohë të përgjigjeni ftesës sonë në një numër kaq të lartë, ku si pasojë erdhi te intervenimi i policisë (me direktiva nga lartë) duke na kërkuar që të shpërndahemi sepse gjoja jemi duke i thyer rregullat e masave antiCovid-19,

Gjatë shpërndarjes padrejtësisht pati edhe arrestime, ne jemi të bindur që krejt kjo është fushatë e orkestruar nga lartë me qëllim për të na frikësuar, por ne për asnjë çmim nuk do të zmbrapsemi, do të vazhdojmë me protesta, në qoftë se kërkesat tona nuk do të merren në konsideratë atëherë si alternativë e fundit do të jetë bllokimi i stadiumit nga ana jonë dhe nuk do të këtë asnjê aktivitet brenda stadiumit!

Prandaj kërkojmë që përgjegjësi Bajrush Kajtazi të largohet pa asnjë kusht, kërkojmë nga kryetari i komunës që sa ma shpejtë të marrë masa që klubi t’i kthehet qytetit!

SKA MU NAL

SKA MU DORËZU

KLUBI ËSHTË I QYTETIT