Protestojnë studentët, kërkojnë rikthimin e afateve të nëntorit dhe prillit

E publikuar: 27/10/2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë protestuan sot, para rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” lidhur me heqjen e afateve plotësuese të nëntorit dhe të prillit, njofton Klan Kosova.

Ata kërkuan që të mos bëhen eksperimente në afate, pasi për ta vetëm tri afate janë të pakta dhe nuk mjaftojnë.

Studentët dorëzuan një peticion me mbi 2000 nënshkrime për të kërkuar kthimin e afateve të nëntorit dhe prillit, të cilët thanë që do të organizojnë protesta masive para UP-së, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.