Protestojnë përsëri kompanitë private të autobusëve

E publikuar: 16/10/2018 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompanitë private të autobusëve kanë protestuar edhe sot kundër linjave të reja të autobusëve të “Trafikut Urban”.

Ata thonë se autobusët e “Trafikut urban”, po u hynjë në linjat e tyre dhe po rrezikojnë qëndrueshmërinë e tyre financiare.

Ismet Haliti, drejtor i kompanisë “Qendra 2”, tha se protesta e sotme është për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të mos shkelen vetëm kompani private.

“Të trajtohet sektori privat i barabartë me sektorin publik, ashtu siç i trajton ligji të ketë kritere të arsyeshme dhe të jenë në harmoni me hapësirën që na u ka krijuar deri më tani në të gjitha fushat”, raporton Eo, transmeton Klan Kosova.

Haliti tha se janë takuar me kryetarin Shpend Ahmeti, dhe kanë kërkuar që të trajtohen sipas ligjeve në fuqi. Edhe pse u kishte premtuar mbështetje, sipas tij, deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.