Protestojne mantelbardhët e veriut

E publikuar: 12/03/2015 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët shëndetësorë të veriut të Mitrovicës kanë protestuar në veri, para ndërtesës së Spitalit Rajonal, kundër institucioneve të shtetit të Kosovës, por edhe kundër EULEX-it, për shkak se këta të fundit nuk kanë lejuar që obduksioni i trupit të pajetë të mjekes Dushanka Andrejeviq, e cila është vrarë nga i dashuri i saj, të hënën në mbrëmje, në QKMF-në e Zubin  Potokut, të bëhet në Spitalin Rajonal të veriut, por kanë urdhëruar që trupi i saj të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ata kanë akuzuar këto institucione për cenim të të drejtave në punë dhe të së drejtës për përdorimin e gjuhës amtare. Për këto “sjellje të përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe EULEX-it”, ka thënë drejtori i Spitalit Rajonal, Millan Ivanoviq, do të bëjmë ankesë te misionet ndërkombëtare dhe institucionet e shtetit të Serbisë.