#Protestoj, aksion simbolik para Qeverisë

E publikuar: 29/08/2016 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpërmjet një komunikate për media, organizimi i quajtur #Protestoj, sërish ka paralajmëruar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë.

Aksioni është paralajmëruar për orën 11 e 30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Që nga fillimi i publikimeve të përgjimeve telefonike ku protagonist kryesor i tyre është deputeti Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, #Protestoj ka organizuar disa aksione dhe protesta në Prishtinë me kërkesën- dorëheqjen e Qeverisë.