Protestat në Iran

08.01.2018 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Protestat në Iran

Garda Revolucionare e Iranit tha në një deklaratë të dielën se populli iranian dhe forcat e sigurimit të vendit luajtën një rol në dhënien fund të valës së trazirave që grupi thotë se ishte nxitur nga armiqtë e huaj.

Grupi tha në një deklaratë: “Epika e re e popullit iranian krenar, të vetëdijshëm, devotshëm dhe revolucionar, së bashku me praninë e dhjetëra mijëra forcave vullnetare besnike dhe përpjekjet e sinqerta të vëllezërve të Forcave të Zbatimit të Ligjit dhe Ministrisë së Inteligjencës kanë thyer zinxhirin e thurur nga Amerika, Britania, regjimi sionist (Izraeli), familja mbretërore saudite, hipokritët (organizata e ndaluar MEK) dhe monarkistët dhe eliminuan magjinë e një rebelimi të ri “.

Parlamenti iranian zhvilloi një sesion të posaçëm të dielën për të diskutuar protestat antiqeveritare që filluan më 28 dhjetor dhe vazhduan javën më pas.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ministri i brendshëm i Iranit, kreu i inteligjencës dhe shefi i këshillit të sigurisë, morën pjesë në mbledhjen e parlamentit. Në rendin e ditës janë diskutimet për shkakun kryesor të protestave, si dhe ndihma ligjore për protestuesit e burgosur gjatë demonstratave.

Sipas Radios Evropa e Lirë, sesioni u thirr nga një grup ligjvënësish reformistë. Në një letër, këta ligjvënës bënë thirrje për ndihmë juridike për të ndaluarit dhe dënuan çdo “ndërhyrje” të jashtme në protesta, duke veçuar Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump po përballet me afatin përfundimtar të 13 janarit për të rivendosur ose jo sanksionet ekonomike kundër Iranit që u pezulluan pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Në Evropë, mbështetësit e protestuesve antiqeveritarë në Iran po mblidhen për të treguar mbështetjen e tyre në Hagë, Berlin, Hamburg, Stokholm, Londër dhe Paris.

Të paktën 22 vetë kanë vdekur në protesta dhe më shumë se 1,000 janë arrestuar. Kleriku i vijës së ashpër Ahmed Khatami u tha adhuruesve në një predikim të premten se ata që u arrestuan duhet të trajtohen si armiq të Islamit, veçanërisht ata që kanë djegur flamurin. “Nuk duhet të ketë mëshirë për ta”, tha Khatami.

Zyrtari qeveritar Mansour Gholami u ka thënë gazetarëve se rreth një e katërta e të arrestuarve janë liruar, por nuk ka dhënë shifra të sakta.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi një takim urgjent të premten me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley i quajti protestat “një ekspozitë të fuqishme të njerëzve të guximshëm që janë ngopur aq shumë me qeverinë e tyre shtypëse saqë janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre në protesta”. Ajo gjithashtu iu drejtua qeverisë iraniane, duke thënë, “SHBA po vëzhgon atë që po bën”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ushtria javën e ardhshme në Qeveri- Me ligj apo ndryshime kushtetuese do të formohet FAK’u?

Ushtria javën e ardhshme në Qeveri- Me ligj apo ndryshime kushtetuese do të formohet FAK’u?

Maqedoni: Ligji për informatorët, pak i njohur për qytetarët

Maqedoni: Ligji për informatorët, pak i njohur për qytetarët

Haradinaj: Brezi i UÇK-së, kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri

Haradinaj: Brezi i UÇK-së, kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës

Çka po ndodh në Gjakovë, pesë vetëvrasje gjatë këtij viti

Çka po ndodh në Gjakovë, pesë vetëvrasje gjatë këtij viti

Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik

Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik

BBC: Ekstremisti skocez ndihmoi serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

BBC: Ekstremisti skocez ndihmoi serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

Shala: Përfaqësuesit e UÇK’së në Ramboulliet na thanë se më nuk mund të luftojmë me Serbinë (Video)

Shala: Përfaqësuesit e UÇK’së në Ramboulliet na thanë se më nuk mund të luftojmë me Serbinë (Video)

Nervozohet Haradinaj për mungesë të ministrave në mbledhje të Qeverisë

Nervozohet Haradinaj për mungesë të ministrave në mbledhje të Qeverisë

30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë

30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë

Riaktivizohet vullkani në Havaji

Riaktivizohet vullkani në Havaji

Jep dorëheqje sekretari ekzekutiv i AAK’së, Valon Tolaj

Jep dorëheqje sekretari ekzekutiv i AAK’së, Valon Tolaj

Veseli tregon se çka mund të jetë shkas që BE-ja mos të miratojë liberalizimin e vizave

Veseli tregon se çka mund të jetë shkas që BE-ja mos të miratojë liberalizimin e vizave

AL Petrol jep sqarime rreth licencës me SHELL

AL Petrol jep sqarime rreth licencës me SHELL

GDP gërshetohet me Partinë Socialdemokrate, kryetar Shpend Ahmeti ose Visar Ymeri (Video)

GDP gërshetohet me Partinë Socialdemokrate, kryetar Shpend Ahmeti ose Visar Ymeri (Video)

Bolton: Trump nuk ka kërkuar pakësimin e trupave amerikane në Korenë e Jugut

Bolton: Trump nuk ka kërkuar pakësimin e trupave amerikane në Korenë e Jugut