Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijve të Kosovës

E publikuar: 29/09/2018 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protesta e sotme në Kosovë, e thirrur kundër presidentit Hashim Thaçi, që po tenton një marrëveshje personale për ndryshimin e kufijëve të Kosovës, paradoksalisht i dha mbështetje Albin Kurtit ta udhëheqë procesin e ndryshimit të kufijve.

Për të gjitha ato arsye që ne i trembemi aventurës së Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiqin, nën garancitë e paqarta të stat të ri të presidentit Trump, protesta e sotme duhet të jepte mesazhin e paprekshmërisë së shtetit të ri të Kosovës, simboleve të tij, kufijve të tij konvecionalë, dhe të dëshmohej seçdo personalitet politik në Kosovë që tenton të tjetërsojë kujtë e saj të tuar me gjak, do tëdështojë.

Por protesta në Kosovë u zhvillua nën amurin kombëtar të Shqipërisë dhe nën himnin e amurit t Shqipërisë, duke zhdukur nga qarkullimi simbolet e shtetit të ri të Kosovës, dhe çka është më e rëndësishme, identitetin e saj të ri si shteti i dytë shqiptar.

Protesta ishte një manifestim i zjarrtë për ndryshimin e kujëve, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në këtë histori, pse jo dhe për ato detajet e marrëveshjeve skicë të Hashim Thaçit me Vuçiçin.

Atëhere në këtë rast lind pyetja se cili është qëllimi i protestës së sotme?
Protesta u thirr për të mbrojtur Kosovën nga Hashimi dhe përfundoi që duhet ta bashkojë me Shqipërinë, Albini.

Ashtu si në takimin me Sali Berishën, duket se Albin Kurti nuk është i shqetësuar nga teza e ndryshimit të kujëve të Hashim Thaçit, që është shumë e rrezikshme, por është i shqetësuar nga besimi, se ajo që po bën Thaçi mund ta bëjë atë realitet, dhe ai e shikon këtë si çështje aktorësh të ngelur jashtë historisë.

Pra thjeshtë duket se mendon që Thaçi po i konsumon mitin e tij politik, atë të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Beteja e sotme reale e protestës në Prishtinë, nuk ishte siç u tha, mbrojtja e kujëve nga Hashimi, por fakti që shqiptarët ja besojnë Albinit ndryshimin e kujëve dhe bashkimin me Shqipërinë, dhe jo Hashim Thaçit.

Mund të jetë dhe kështu. Dhe unë besoj se Kurti është më i zoti për këtë punën e bashkimit, se e ka dhe teori të vjetër të partisë së tij.

Por protesta e sotme, ishte për mos prekjen e kufijve, jo për prekjen e kufijve dhe bashkimin me Shqipërinë.
Kurti është i lire të bëjë çdo ditë protesta për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Prishtinë, por jo t’i nisë si protesta për mos prekje kujsh, por t’i deklarojë ashtu si i bën. Se kështu si u bë, ishte një garë mes Kurtit dhe Thaçit, kush i prish më parë kujtë dhe nuk ishte ashtu siç u lajmërua, si protestë për të mbrojtur kujtë e Kosovës.

Është siç thuhet në një fjalë të urtë shqiptare: Hiqjani Hashimit, jepjani Albinit!

Dhe në kushtet kur çështja e kufijve ka ndarë Europën nga SHBA në çështjen e Kosovës, protesta e sotme, në vend të dëshmonte mungesën e mbështetjes së Hashim Thaçit, dëshmoi të kundërtën, mbështjen që Albin Kurti ka për të bërë të njëjtën gjë. Biles atë që në Europë e SHBA akoma nuk duan ta dëgjojnë.