Protesta nëse nuk iu njihet statusi të gjithë dëshmorëve të kombit

E publikuar: 14/03/2015 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.

Ky komision ka kundërshtuar anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve të rënë në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese.

“Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Bacë Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit. Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithë popullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur “Jugosllavi”, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje tëatdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.Është pikërisht Ligji Nr. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij Ligji që thotë se: “Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha te ndryshme historike”. Prandaj është e habitshme se si Komisioni Qeveritar për Verifikim i ka lënë anash dëshmorët e kombit që ranë gjatë viteve ’80 dhe viteve tjera në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-çetnike”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë sjellë edhe emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, siç janë:

1.Fazli Grajçevci, i vrarë më 1964 në burg

2.Shaban Shala, i vrarë më 1964 në burg

3.Murat Mehmeti, i vrarë në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë

4.Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981

5.Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981

6.Sherif Frangu (i vrarë në demonstrata) në Ferizaj, më 1981

7.Riza Matoshi (i vrarë në demonstrata në Ferizaj, më 1981

8.Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981)

9.Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981)

10.Sali Abazi (i vrarë më 1981)

11.Salih Maloku (i vrarë më 1981)

12.Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë)

13.Salih Zeka (i vrarë më 1981)

14.Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard

15.Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard

16.Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard

17.Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984

18.Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984

19.Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984, Prishtinë

20.Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987

21.Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë

22.Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë

23.Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë

24.Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar, më 1989, në Shtedim të Besianës

25.Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët

26.Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët

27.Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990

28.Skënder Monolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990

29.Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel

30.Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës

31.Arim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt

32.Zijah Shemsiu, i mbytur në burg

33.Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në burg të Prizrenit

34.Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec

35.Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989

36.Ylfete Humolli, 17 vjeçe, (e rënë në demonstratat, në Lupç i Ulët i Besianës, më 1990)

37.Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec

38.Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec

39.Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec

40.Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë

41.Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan

42.Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan

43.Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti

44.Xhymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren

45.Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren

46.Hajrim Badallaj (10 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren

47.Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren

48.Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren

49.Haki Pavataj, Decan

50.Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë

51.Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan

52.Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan

53.Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan

54.Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan

55.Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë

56.Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime

57.Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë

58.Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë

59.Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Kllodernicë, vrarë në Mitrovicë

60.Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë

61.Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë

62.Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan

63.Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë

64.Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren

65.Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan

66.Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj

67.Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë

68.Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë

69.Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Lismir, vrarë më 27 mars 1989 në Prishtinë

70.Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë

71.Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren

72.Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë

73.Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan

74.Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan

75.Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren

76.Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë

77.Riza Smajli, vrarë në Gjilan

78.Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren

79.Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë

80.Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë

81.Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë

82.Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq

83.Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren

84.Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë

85.Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë

86.Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren

87.Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël – Podujevë, vrarë në Mitrovicë

88.Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg

89.Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë

90.Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec

91.Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël

92.Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec

93.Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc

94.Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan

95.Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj

96.Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj

97.Melit Kryeziu, Suharekë

98.Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë

99.Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishevë

100.Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë

101.Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri

102.Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri

103.Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë

104.Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë

105.Qamil Morina, Logjë, Pejë

106.Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë

107.Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan

108.Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë

109.Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan

110.Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj

111.Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan

112.Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas

113.Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenas

114.Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë

115.Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë

116.Ali Isë Zuka, Pejë

117.Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik

118.Sadri Shoshi, Istog

119.Samedin Bylykbashi, Prishtinë

120.Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec

121.Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas

122.Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas

123.Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas

124.Shani Morina, Drenas

125.Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan

126.Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan

127.Haziz Shora,Kaçanik

128.Qazim Shoshi, Istog

129.Ali Tafa, Shtime

130.Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë

131.Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan

132.Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë

133.Osë Muqaj

134.Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990

135.Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim,1994.

Në listë mungojnë ushtarët e vrarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave.