Protesta në Vjenë, kundër ndalimit të Haradinajt

E publikuar: 10/01/2017 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Image may contain: 1 person, text

Kundër ndalimit e paraburgimit të ish.Kryeministrit të Kosoves, z. Ramush Haradinajt në Francë, dt. 4 Janar 2017, në bazë të një fletarresti të lëshuar në vitin 2004 nga ish. Serbia e Mali i Zi, krijesë shtetërore që nuk ekziston më, ndalim ky e paraburgim përkundër faktit se Franca që në vitin 2008 ka pranuar Pavarësinë e Kosovës – sikur edhe 117 vende tjera demokratike – e me këtë ka pranuar edhe përjashtimin e juridiksionit të Sërbisë mbi Kosovën dhe qytetarët e saj.

Protesta në Vjenë, me 11. Janar 2017, para Ambasadës Franceze në Austri, shënon:

– një protestim të komunitetit shqiptar në Vjenë e rrethinë kundër një padrejtësie ndaj z. Ramush Haradinaj,
– një kërkesë për respektimin e aplikimin e vendimeve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, që lidhen me aktin e shpalljes dhe pranimit të Pavarësisë së Kosovës,
– një apel që Franca dhe të gjitha shtetet liridashëse të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin, që mos të biejnë pre e manipulimeve politike të Serbise, sidomos të atyre kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj,
– nje ftesë për Francën dhe gjitha vendet demokratike, që të shtojnë kujdesin e të parandalojnë nonsense juridike të pranimit të vendimeve të regjimit të Milosheviqit dhe pasardhësve të politikës se tij nacionalfashiste kundër lirisë e vlerave demokratike, kundër luftëtarëve të lirisë e çlirimtareve të Kosovës, si z. Ramush Haradinaj, nonsense juridike e politike këto sikur të pranoheshin ende sot vendimet e regjimit nazifashist të Hilterit për çlirimtarët francese, në krye me Charles de Gaulle ?

Fletarrestet e Serbisë kundër çlirimtareve të Kosovës nuk janë kundër individëve dhe veprave të tyre, por kundër luftës për liri, kundër çlirimtarëve vendorë e ndërkombëtarë, kundër lirisë së fituar për qytetarët e Kosovës dhe kundër pavarësisë e shtetit të Kosovës.

Fletarrestet e Serbisë kundër çlirimtarëve dhe lirisë janë vazhdim i politikës shoveniste, rraciste e fashiste të Serbisë, që shkaktoi katër luftëra në ish.Jugosllavi, vetëm brenda një dekade të fundshekullit të 20-të!

Pranimi dhe aplikimi i këtyre fletarresteve është në fakt pajtim me vazhdimin e kësaj politike nacionalsocialiste e fashiste të Serbisë.

Protestimi, kundërshtimi dhe ndalimi i këtyre fletarresteve është obligim i secilit prej nesh dhe vetëm një hap i rradhës në ndalimin e ringjalljes së politikës nacional-shoveniste të Serbisë dhe një shërbim lirisë e demokracisë.

Eshtë një shërbim për një të ardhme të mirë, pa dhunë e luftë në Ballkan e më gjërë.

Eshtë një shërbim për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Prandaj dil, protesto e kundërshto të gjitha 170 fletarrestet e Serbisë kundër clirimtarëve të Kosovës.

Dil, protesto e kërko lirimin sa më të shpejtë te z. Ramush Haradinaj nga paraburgimi në qytetin Colmar në Francën lindore.

Dil e protesto me 11. Janar në Vjenë në ora 13, para Ambasadës së Francës.

Komuniteti shqiptar i Vjenës me rrethinë është aty ! Të pret dhe TY !

Adresa: Technikerstrasse 2, 1040 Wien, afer Schwarzenbergplatz.

Info shtesë, sipas njoftimeve të deritashme:

– Protesta është e lajmëruar pranë organeve të sigurisë në Vjenë dhe për këtë është e njoftuar edhe Ambasada e Francës.
– Organizimi është përgjegjësi e një Këshilli Organizativ të komunitetit shqiptar në Vjenë në përkrahje të anëtarësisë dhe simpatizantëve të AAKs.
– Organizimi nuk përfaqëson ngjyrime partiake dhe ftesa iu drejtohet të gjithë bashkëkombasve dhe miqve të shtetit të Kosovës dhe popullit shqiptar.
– Kërkohet maturi dhe një kujdes i shtuar i pjesëmarrësve për t’iu shmangur provokimeve eventuale.
– Kërkohet ndihmë në informin dhe shperndarjen e ftesës për protestë.

PËR FUND: Në këtë drejtim ka kuptim edhe shpërndarja e këtij njoftimi edhe nëpër grupe e profile që nuk kanë të bëjnë direkt me Vjenën apo Austrinë, pasiqë edhe në ato profile, grupe, apo portale mund të këtë anëtarë nga Vjena e rrethina, ashtu sikur që një shpërndarje e njoftimeve të aktiviteteve në mbrotje të çlirimtarëve të Kosovës dhe në mbrotje të lirisë së shqiptarëve i shërben rrjetizimit e bashkëpunimit, ngritjes së vetbesimit dhe faktorizimit të popullit tonë në luftën e përditëshme kundër politikave antishqiptare !