Prostituta 12 vjeçe, shihni ç’bëhet brenda bordeleve të ligjshme të Bangladeshit (Foto,+16)

E publikuar: 02/11/2016 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bangladeshi është një nga vendet e pakta myslimane ku prostitucioni është i ligjshëm, shkruan “The Independent”.

Bordeli “Kandapara” në distriktin Tangail është më i vjetri dhe i dyti më i madh në vend. Ai ka ekzistuar prej 200 vjetësh. U shemb në vitin 2014, por u ngre dhe një herë me ndihmën e OJQ-ve lokale. Shumë nga gratë kanë lindur aty, janë rritur aty dhe nuk dinë se ku mund të shkojnë kur ai të zhduket.

Ata që i përkrahin bordelet besojnë se puna e seksit është punë dhe se këto gra nuk duan të bëjnë gjë tjetër.

Vetë gratë kërkuan t’u njihen të drejtat si punëtore dhe kështu që në fund të 2014-ës, Shoqata Kombëtare e Avokateve të Bangladeshit bindi Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtoreve të seksit ishte një akt i paligjshëm. Prostitutat u kthyen shpejt në shtëpitë e tyre.