Propozimi romantik në fushën e grurit (Foto/Video)

E publikuar: 15/08/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i ri kishte vendosur ta befason të fejuarin e tij duke i propozuar në 60 metra lartësi, më saktësisht mbi mbishkrimin e bërë “martohu me mua” që ishte bërë në një fushë gruri.

Varun Bhanot, 28-vjeç i kishte thënë Anisha Seth, 28-vjeç, se do të niseshin me helikopter në një vend ku do të festonin ditëlindjen e tij – por në fakt bëhej fjalë për një plan sekret për t’i propozuar, transmeton Telegrafi.

Anisha që është adhuruese e flaktë e astrologjisë, ishte futur në helikopter duke menduar se do të fluturojnë mbi Cheshire afër observatorit Jodrell, por kur pa fushën e grurit dhe një mbishkrim gjigant mbeti e habitur.

Më pas partneri i saj nxori unazën brenda helikopterit dhe i propozoi, ndërsa këtë ditë romantike e vazhduan me një drekë në fushën e grurit për të vazhduar më pas me një darkë në një hotel luksoz.

Për ta realizuar planin e tij për propozim romantik, Bhanot plotë tre muaj i kishte kaluar duke kërkuar pronarin e një fushe me grurë që do të ishte i gatshëm ta lejon krijimin e një rrethi dhe mbishkrimin “Martohu me mua Anisha”. /Telegrafi/