Propozimet e OAK-së për Pushimin e Lehonisë

E publikuar: 16/08/2019 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OAK ka ftuar këtë konferencë për të ripërsëritë kërkesën ndaj institucioneve për ligjin e pushimit të lehonisë.

Pushimi i lehonisë është një nga politikat që shtetet e përdorin per të stimuluar natalitetitin dhe rritjen e punësimit të femrave.

Në Kosovë po ndodhë e kundërta duke marrë parasysh që Kosova deri vonë është cilësuar si populli me shtimin më të lartë të popullësisë në Evropë, prandaj është e rëndësishme që vendi të merrë masa për krijimin e një balance mes numrit të lindjeve e të mos diskriminohen femrat në punësim.

Sipas raportit të Bankës Botërore për ndërveprimin e grave me ligjin prej fillimeve të karrierës së tyre, Kosova renditet e 32-ta duke i lënë prapa edhe vendet e rajonit. Arsyeja që ndodhet në atë pozitë janë ligjet e mira të miratuara në Kuvend.

Ndërsa pengesë në këtë raport është shënuar ligji i pushimit të lehonisë dhe pensionimit.

Në bazë të analizave që i ka berë OAK, Kosova është në shumë raste shumë para vendeve të tjera me ligje, por është jashtëzakonishtë mbrapa me implementimin e tyre dhe konflikteve të jashtëzakonshme ndërmjet tyre.

Sipas ligjit të punës, neni i 49 pushimi i lehonisë, artikulli 3-“Gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës baze” dhe artikulli 4”Tre muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare ne Kosovë”. Psh bizneset paguajne 70%, të pagës 600 euro, apo 420 euro në muaj, ndërsa kur kalon te pagesa e shtetit i cili është i detyruar të paguaj 50% të pagës mesatare, nga 420 euro qe merr nga biznesi, shteti e paguan tani 237 euro (474 euro është llogaritur paga mesatare nga MPMS.

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon. Në Kosovë vetëm 12.6% të femrave janë të punësuara. Kjo ndodhë për shkak të disa arsyeve dhe një nga arsyet kryesore që po e pengonë rritjen e punësimit të femrave është detyrimi i bizneseve që të paguajnë dy paga për nje vend pune.

OAK kërkon që si vendet e rajonit dhe vendet në Evropë te rregullohet ligji i punës për pushimin e lehonisë sic janë :Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania e të tjera të jetë pushimi i lehonisë i mbuluar nga Qeveria.

OAK ka berë një hulumtim për punësimin e femrave në Kosovë dhe rajon.
Dhe hulumtimi ka nxjerrë gjendjen e rëndë në Kosovë në krahasim me rajonin pavarësisht ligjeve me të mira.

Shembull marrim punësimin e femrave në Kosovë dhe rajon:
Kosova ka 12.6%
Shqipëria ka 52.10 %
Maqedonia ka 33.8%
Mali i zi 43.8%
Serbia ka 40.3%

Pushimi i lehonisë është interes nacional për të rritur numrin e punësimit të femrave dhe rritjen e lindjeve prandaj ne si OAK ju bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, deputetve, shoqatat e grave si dhe odat dhe asosacionet e ndryshme të përkrahin kërkesen e OAK-së.