Me propozim të ministrit Reçica, qeveria ndan 326 mijë euro për familjarët e dëshmorëve

E publikuar: 19/04/2018 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar ka ndarë mjete për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka propozuar që të ndahen 326 mijë euro për mbulimin e kërkesave të shoqatave për familjarët e dëshmorëve, shkruan Indeksonlne.

Sipas Reçicës, qëllimi i këtij propozimi është përkrahja financiare për rehabilitimin e familjarëve të dëshmorëve.

“Kjo përkrahje sado pak do të kontribuoj në përmirësimin e jetë së këtyre kategorive”, ka thënë tutje Reçica./Indeksonline/