Propozim: 20 euro në ditë kush strehon refugjatët privatisht

E publikuar: 11/08/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i madh i refugjatëve që ia kanë mësyrë Evropës Perëndimore dhe në veçanti Gjermanisë ka shkaktuar mungesë hapësirash publike për strehimin e tyre. Në një situatë të tillë, nga qarqe të ndryshme vijnë ide kreative për të krijuar më shumë mundësi të strehimit.

Politikani Dieter Janecek nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë (Die Grünnen) ka dhënë një propozim interesant: qytetarëve gjermanë që strehojnë privatisht refugjatë t`u paguhet ky shërbim nga 20 euro në ditë, shkruan t-online.de.

Sigurisht, kjo mund të zgjasë maksimalisht tre muaj. Por në rast se refugjatët vazhdojnë të qëndrojnë edhe më gjatë, shteti duhet t`ia paguajë çiramarrësit nga 100 euro në muaj për mbulimin e dëmtimeve që mund të bëhen./albinfo.ch/