Pronarja lë qenin e lidhur jashtë dyqanit, por ai nuk e pret – ia mbath duke marrë edhe diçka me vete (Video)

E publikuar: 19/09/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpara se të hyjë për të blerë diçka në një dyqan në qytezën e Kawakawa – Zelandë e Re – Lucie Green ka lidhur qenin e saj Lily jashtë reklamës së një flamuri të Coca Colas, pranë derës së dyqanit.

Miku i saj me katër këmbë nuk ka pasur durimin të presë dhe është larguar duke vrapuar në rrugë, dhe duke tërhequr me vete edhe flamurin.

Trafiku është bllokuar, ndërsa vajza ka filluar të ndjekë nga pas qenin e saj për ta kapur.

Videoja tregon momentin e ‘arratisjes’ dhe ndjekjen e guximshme të padrones nëpër rrugën me shi dhe me trafik.