Pronari i motelit përgjonte çiftet duke bërë seks

E publikuar: 08/01/2017 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çiftet kur shkojnë në një dhomë moteli, gjithë çfarë duan është të kenë pak privatësi. Por nuk kanë qenë kaq me fat çiftet që e kanë vizituar një motel në Kolorado.

Kjo pasi pronari i këtij biznesi për 29 vite i ka spiunuar dhe më pas edhe ka marrë shënime të shumta për disa gjëra nga të gjithë çiftet që kanë qenë mysafirë tek ai.

Gerald Foos që është pronari i këtij moteli dhe që e kishte blerë atë me 21 dhoma bashkë me gruan e tij, Donna, në vitin 1960 është subjekt i librit të ri nga gazetari Guy Talese.

Së bashku me gruan e tij, ai kishte vendosur grila të rreme në disa dhoma, të cilat i mundësonin atyre që të shikonin gjithçka çfarë ndodhte prapa dyerve të mbyllura.

Foos për herë të parë e kishte kontaktuar gazetarin Talese në vitin 1980, kur i kishte dërguar atij një letër duke i treguar se, “ai ka vëzhguar seksin mes shumë çifteve në këto 15 vitet e fundit”.

Pronari i motelit e kishte rezervuar veten si “vëzhguesi” dhe pasi shihte çiftet duke bërë seks masturbohej ose bënte seks me gruan e tij Donna.

Foos e kishte shitur motelin në vitin 1995, por ai kishte grumbulluar qindra faqe ku kishte përshkruar historitë, e më pasi ia kishte dërguar gazetarit.

Vetëm në vitin 1973, Foos shkruan se, është dëshmitar i 185 orgazmave mashkullore dhe i 33 orgazmave femërore.

Ka shumë mundësi që Foos të jetë dëshmitar edhe i një vrasjeje.

Në vitin 1977 ai ka shkruar se “pas një përleshje dhe argumentimi për një orë, skena e vëzhguesit u bë më e dhunshme. Mashkulli e kapi për fyti vajzën derisa ajo mbeti pa ndjenja. Në panik më pas ai iku nga moteli”.

Sidoçoftë, ai thotë se, nuk mund të ndërhynte në këtë situatë, sepse ai ishte thjesht “vëzhgues”.

Foos thotë se, trupi i gruas është larguar më pas nga policia menjëherë pasi që ai e kishte informuar.

Gazetari Talese, më pas bashkë me Foos kishin vizituar papafingon e tij të fshetë ku ai i tregoi gjithë çfarë kishte parë për 25 vite.

Por Foos u pajtua me të që kjo gjë të bëhet publike vetëm në vitin 2013.

“Unë e mendoj veten si një hulumtues amator të seksit”.

Historia e plotë e këtij njeriu që vëzhgoi çiftet fshehurazi për 25 vite do të publikohet në librin e gazetarit Tales nën titullin “Udhëtimi i vëzhguesit”./mapo.al/