Pronari i Palermos, Zamparini: Dybala do të largohet nga Juve në janar

E publikuar: 13/09/2018 05:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në janar për shkak të mosmarrëveshjeve me Massimiliano Allegrin.

La Joya luajti për herë të parë në Serie A në klubin sicilian, ndërsa më pas iu bashkua Zonjës së Vjetër në vitin 2015.

Në dy ndeshjet e fundit kampionale, argjentinasi qëndroi në bankën rezervë, ndërsa ish-presidenti i tij ka thënë se ai do të largohet nga Bianconerët.

“Secilën herë që nuk luan më bën të qaj. Ai është në bankën rezervë për shkak të Allegrit”.

“Allegri duhet të vijë në Palermo dhe ta fitojë Scudetton, sepse është lehtë të jesh i suksesshëm me Juventusin”.

“Para dy vitesh i dërgova një mesazh Dybalas dhe e këshillova që të shkojë në Spanjë, ku do të luante futboll dhe jo të qëndronte në Itali”.

“Ai do të largohet, sepse Juventusi dëshiron të fitojë 120 milionë euro nga ai. Në janar mendoj se do të largohet, drejt Spanjës. Ai ka oferta nga Spanja dhe Anglia”.

“Juventusi ka shumë kampionë në skuadër dhe është vështirë që të luajnë të gjithë, mirëpo është padyshim një arsye për të qarë kur një fenomen si ai nuk luan”, ka deklaruar Zamparini për RMC Sport. /Telegrafi/