Pronaren që luante në piano, qeni e përcillte duke ‘kënduar’ (Video)

E publikuar: 07/02/2018 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abigail LaFleur-Shaffer nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, ka treguar se si qeni Kuma e përcjellë atë kur është duke luajtur në piano.

Në videon e postuar, kafsha shtëpiake dukej sikur po këndonte dhe kënaqej me këtë lojë, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është hera e parë, sa herë qe e dëgjon pianon, kitarën apo ndonjë ritëm në radio, menjëherë fillon të këndojë”, ka thënë Abigail.

Madje, pronarja është shprehur krenare, teksa kërkon që Kuma ta avancojë këtë talent. /Telegrafi/