Prokuroria Themelore në Ferizaj për një muaj ka ngritur 199 aktakuza

E publikuar: 01/03/2019 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsej 199 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 14 aktakuza ndaj 21 personave.

Në ndërkohë, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj Prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur 176 aktakuza ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur 9 aktakuza.