Prokuroria Themelore: Mësuesi është duke u hetuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

21.02.2020 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria Themelore: Mësuesi është duke u hetuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Mësimdhënësi Xhelal Elezi u bë protagonist në një video-incizim ku shihej duke ushtruar profesionin e berberit ndaj një nxënësi të tij në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan. Me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore e Gjilanit. Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini ka thënë për Express se mësuesi është duke u hetuar për veprën ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’. Ndërkaq, Ministria e Arsimit i ka thënë Gazetës Express se nuk ka pasur ankesë në Inspektoriatin e kësaj ministrie sa i përket rastit në fjalë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Gjilanit, Nazim Gagica i ka thënë Gazetës Express se komisioni në kuadër të DKA-së ka mbledhur të dhënat dhe do të dal me një vendim ndaj mësuesit në fjale gjatë dy-tri ditëve të ardhshme.

 “Komisioni në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit tash në afat ligjor i ka mbledhur të dhënat dhe besoj që shumë shpejt në afat prej tre ditësh do të dalin me vendim në bazë të rregullores për shkelje”, ka thënë Gagica.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini ka thënë për Express se pas publikimit të videos, më 12 shkurt 2020 ka filluar hetimi ndaj mësuesit Xhelal Elezi.

“Ky rast është duke u trajtuar në procedurë të rregullt, ku pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Gjilan, menjëherë ka filluar veprimet fillestare hetimore”, ka thënë Xheladini.

Mësuesi është duke u hetuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

“Prokuroria ka autorizuar policinë që të intervistojnë, prindin e fëmiut, arsimtarin, tani të dyshuarin, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Prokuroria e Gjilanit poashtu ka thënë se nga Qendra për Punë Sociale është intervistuar edhe nxënësi, në prezencë të përfaqësuesit të tij ligjor.

Ndërkaq Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit i ka thënë Gazetës Express se në Inspektoratin e Arsimit nuk ka arritur ndonjë ankesë lidhur me këtë rast.

“Duke qenë se punëdhënës për mësimdhënësit janë komunat, edhe rasti në fjalë duhet të trajtohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Gjilanit. Natyrisht, nëse ka ankesë nga ndonjë palë, rastin e trajton Inspektorati i Arsimit. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë në Inspektorat në lidhje me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Ky rast kishte ndodhur një javë para se të dilte video-incizimi ku arsimtari i Gjeografisë, Xhelal Elezi shihej duke ia prerë flokët nxënësit të tij në klasë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Letra e hapur e gazetarëve europianë: Paketë lehtësuese për mediat

Letra e hapur e gazetarëve europianë: Paketë lehtësuese për mediat

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Bushati: Albin Kurti u votua nga qytetarët, klasa e vjetër kërkon të kthehet aty ku ishin më parë

Bushati: Albin Kurti u votua nga qytetarët, klasa e vjetër kërkon të kthehet aty ku ishin më parë

Politikani gjerman vendos të infektohet qëllimisht me koronavirus: Nuk qenka aq e lehtë sa e mendoja

Politikani gjerman vendos të infektohet qëllimisht me koronavirus: Nuk qenka aq e lehtë sa e mendoja

Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

E frikshme nga 15 teste, 12 dalin pozitiv me Koronavirus

E frikshme nga 15 teste, 12 dalin pozitiv me Koronavirus

“Po heqim dorë nga dashuritë tona…” Intervista prekëse e infermieres shqiptare në Itali: Forcën e mora nga…

“Po heqim dorë nga dashuritë tona…” Intervista prekëse e infermieres shqiptare në Itali: Forcën e mora nga…

8 vjeçarja vdes nga ‘simptoma pneumonie’ disa orë pas testit të koronavirusit

8 vjeçarja vdes nga ‘simptoma pneumonie’ disa orë pas testit të koronavirusit

Meta: Mediat nuk duhen braktisur, janë në vijën e parë të raportimit në këto momente tepër të vështira

Meta: Mediat nuk duhen braktisur, janë në vijën e parë të raportimit në këto momente tepër të vështira

Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kurtit: Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë

Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kurtit: Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë

Qeveria emëron bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, ndan shtesa për pagat e mësuesve

Qeveria emëron bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, ndan shtesa për pagat e mësuesve

Humolli: Sipas parashikimeve, në fund të prillit do të bie numri i rasteve me COVID-19

Humolli: Sipas parashikimeve, në fund të prillit do të bie numri i rasteve me COVID-19

Ndërroi jetë e moshuara/ Arrestohet bashkëshorti dhe të afërmit, i shkuan në varrim

Ndërroi jetë e moshuara/ Arrestohet bashkëshorti dhe të afërmit, i shkuan në varrim

Haradinaj: Nuk shoh mundësi bashkëpunimi me VV, kemi krijuar distancë të madhe

Haradinaj: Nuk shoh mundësi bashkëpunimi me VV, kemi krijuar distancë të madhe