Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe Qendra për Ndërmjetësim mbajnë sesion informues mbi mekanizmat e ndërmjetësimit

E publikuar: 14/11/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori Shyqyri Syla dhe prokurori ArjanXhema, në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmjetësim në Mitrovicë kanë mbajtur një sesion informues me palët e interesuara në lidhje me mekanizmin e ndërmjetësimit dhe shërbimet që i ofron Qendra e Ndërmjetësimit në Mitrovicë, si dhe bashkëpunimin në këtë aspekt me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Me këtë rast Kryeprokurori Shyqyri Syla ka deklaruar se bashkëpunimi me këtë qendër është i mrekullueshëm, se e ka ndihmuar prokurorinë në kryerjen e shumë lëndëve që ligji iu mundëson të kryhen nga ndërmjetësimi, dhe se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në anën tjetër, prokurori ArjanXhema u ka shpjeguar palëve të interesuara mekanizmat e ndërmjetësimit, kornizën ligjore të ndërmjetësimit, lëndët që mund të shkojnë në ndërmjetësim dhe lehtësimet për palët e interesuara të përdorin këtë mekanizëm të ri por të suksesshëm në Kosovë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë kanë bashkëpunim të shkëlqyer mes vete, dhe kjo ka ndikuar që shumë lëndë nga kjo prokurori të kryhen përmes këtij procesi, i cili e ka koston më të ulët se sa procedurat gjyqësore e po ashtu kryhet në kohë më të shpejtë./Infosot