Prokuroria: Të dyshuarit për terrorizëm nuk kishin helm me vete

E publikuar: 13/07/2015 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dyshuarve për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, nuk u është gjetur as një substancë helmuese në momentin e arrestimit

Këtë për Klan Kosovën, e ka konfirmuar prokurorja e këtij rasti nga Prokuroia Speciale, Drita Hajdari.

Tre nga 5 të dyshuarit, janë kapur mëngjesin e hershëm të së shtunës në afërsi të liqenit të Badovcit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar gjatë ditës së shtunë në lokacione të tjera.

Të dyshuar në këtë rast janë, Besnik Latifi,Enis Latifi,Milazim Haxhiaj,Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa, ndaj të cilëve Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.