Prokuroria Speciale nis hetime ndaj Agron Mustafës dhe dy zyrtarëve të Telekomit

30.12.2017 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria Speciale nis hetime ndaj Agron Mustafës dhe dy zyrtarëve të Telekomit

Rreth tetë muaj pasi kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Agron Mustafa njoftoi se ka shpëtuar nga falimentimi kompaninë që ai drejton, Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar lidhur me marrëveshjen PTK- ZMobile dhe rrethanat që i paraprinë kësaj marrëveshjeje.
KALLXO.com mëson se pjesë e hetimit është edhe vetë Agron Mustafa dhe dy persona të tjerë që janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Hetimi është ngritur pasi Njësia e Krimeve Ekonomike të policisë ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Në të njëjtin kalëzim, sipas këtyre burimeve, nuk ka të përfshirë zytarë apo pronarë të kompanisë Z Mobile.

Pas ngritjes së kallëzimit penal, hetimi për këtë rast i është besuar prokurorit special Abdurrahim Islami. Ky i fundit në një prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar hetimet ndaj Mustafës dhe të tjerëve.

“Po, mund të konfirmoj se po hetohen tre persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa aktvendimi për nisjen e hetimeve është nxjerrë më datën 21 dhjetor të këtij viti”, tha Islami për KALLXO.com.

I kontaktuar nga KALLXO.com kryshefi ekzekutiv i Telekomit Agron Mustafa është shprehur i habitur me këto veprime të policisë.

“Wow!…Mua për Z Mobile?!…Habi e madhe. Kontrata është nënshkrua me 2008, unë kam fillu punën në Telekom në fund te muajit shkurt 2015, ndërsa kërkesa për fillimin e procedurës së Arbitrazhit ka fillu në fillim të muajit prill 2015”, tha Mustafa.

Mustafa më tej tha se dyshon se e gjithë kjo mund të jetë një gabim i policisë.

“Dyshoj që policia mund të bëjë një gabim të tillë. Mund të merrni edhe padinë e Z Mobile kundër Telekomit e ta shikoni, Agron Mustafa nuk ekziston si dëmtues i Z Mobile. Sinqerisht po më befasoni. Do ta shoh se ku qëndron ngatërresa”, thuhet në përgjigjen e Mustafës.

Më 24 maj të këtij viti, Telekomi i Kosovës dhe Dardafon (Z-Mobile) arritën marrëveshje për përmbylljen e vendimit të arbitrazhit rreth kontratës për operator virtual të telefonisë mobile.

Vendimi u paraqit si një triumf për kompaninë pasi e lironte telekomin nga obligimi i pagesës prej 30 milionë eurove për kompaninë Z Mobile.

Në vitin 2016 gjykata e arbitrazhit kishte vendosur në favor të kompanisë Z Mobile në kontestin me Telekomin. Vendimi krijonte obligime për të kompensuar një dëm prej 30 milionë eurosh.

Menjëherë pas vendimit, pushtetarët dhe njerëzit e drejtësisë kishin reaguar duke këkruar hetime dhe përgjegjësi për këtë humbje.
Gjakrat ishin qetësuar disa muaj më vonë kur Telekomi dhe Z Mobile u dakorduan që vendimi për pagesën e 30 milionë eurove të mos zbatohej.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Për 24 orë mbi 13 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Për 24 orë mbi 13 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Masakra e Selenicës, përcillen për në banesën e fundit 8 viktimat

Masakra e Selenicës, përcillen për në banesën e fundit 8 viktimat

MPJ: Serbia po del kundër marrëveshjeve të Brukselit – përgjigjemi me reciprocitet

MPJ: Serbia po del kundër marrëveshjeve të Brukselit – përgjigjemi me reciprocitet

Hoxhaj: Do të marrim masa reciproke ndaj Serbisë

Hoxhaj: Do të marrim masa reciproke ndaj Serbisë

QKUK: Pas operacionit në ortopedi, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë

QKUK: Pas operacionit në ortopedi, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë

Drogë në tendën ku qëndronin, pesë të arrestuar në Prizren

Drogë në tendën ku qëndronin, pesë të arrestuar në Prizren

Protestë në Prishtinë – kërkohet llogari, drejtësi, shkarkime

Protestë në Prishtinë – kërkohet llogari, drejtësi, shkarkime

Detaji rrëqethës nga masakra në Vlorë – I vogli i familjes u vra me bukë në gojë

Detaji rrëqethës nga masakra në Vlorë – I vogli i familjes u vra me bukë në gojë

Tahiri: Qeveria të mos lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

Tahiri: Qeveria të mos lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

Lëvizjet e djalit të Sorosit në Ballkan: Ideja për korrigjim kufijsh e tij (Foto)

Lëvizjet e djalit të Sorosit në Ballkan: Ideja për korrigjim kufijsh e tij (Foto)

Arrestohet autori 24-vjeçar i masakrës së Selenicës

Arrestohet autori 24-vjeçar i masakrës së Selenicës

Haziri: E kemi detyrë historike të bashkohemi me Luginën por nuk e ndërrojmë me veriun e Kosovës

Haziri: E kemi detyrë historike të bashkohemi me Luginën por nuk e ndërrojmë me veriun e Kosovës

Kosovari dyshohet se e përdhunoi turisten angleze në Prizren teksa po e vizitonte Kalanë e Prizrenit

Kosovari dyshohet se e përdhunoi turisten angleze në Prizren teksa po e vizitonte Kalanë e Prizrenit

Shoqëria civile e Kosovës dhe e Serbisë kërkon nga Mogherini të deklarohet publikisht kundër ndarjes

Shoqëria civile e Kosovës dhe e Serbisë kërkon nga Mogherini të deklarohet publikisht kundër ndarjes

Shoqata Boshnjako-Amerikane do shkarkimin e ministrit Crnadka, që vonoi vizat për basketbollistët nga Kosova

Shoqata Boshnjako-Amerikane do shkarkimin e ministrit Crnadka, që vonoi vizat për basketbollistët nga Kosova

Bahtiri tregon se çfarë do ta gjejë Thaçin nëse lëvizin kufijt

Bahtiri tregon se çfarë do ta gjejë Thaçin nëse lëvizin kufijt