Prokuroria Speciale do të nis hetimet në bazë të fotos së publikuar nga deputetja Brovina

16.05.2019 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria Speciale do të nis hetimet në bazë të fotos së publikuar nga deputetja Brovina

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina publikoi një fotografi ku shihej një grua kosovare teksa dhunohej nga ushtarët serbë.

Lidhur me rastin në fjalë, Prokuroria Speciale ka thënë se do t’i nis hetimet dhe do të ftojë Brovinën për dhënien e informacionit rreth viktimës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Prokuroria Speciale, njofton që vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër.

Prokuroria Speciale, fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, ti sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi që në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Prokuroria Speciale do të nis hetimet në bazë të fotos së publikuar nga deputetja Brovina

Prokuroria Speciale do të nis hetimet në bazë të fotos së publikuar nga deputetja Brovina

Dënohet me shtatë vite burg për vjedhje një person

Ky është njëri nga serbët e dyshuar për dhunimin e tmerrshëm të gruas kosovare

Mehmeti: Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka lehtësuar qasjen në financim

Austria ndalon me ligj shaminë për vajzat në shkollat fillore

Ministrin Valdrin Lluka e pyesin në Zvicër për rastin e Loredanës

Të dënuarit e Grupit të Kumanovës kërkojnë hetim ndërkombëtar

Flora Brovina e konfirmon që fotografia është fshehur qëllimshëm

Pacolli kritikon bashkësinë ndërkombëtare që s’e ka mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimet e kryera

LDK i del në përkrahje Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Të mbijetuarit e dhunës seksuale reagojnë pas publikimit të fotografisë pa cenzurë

E mrekullueshme, djali nga Ferizaj e mposht kancerin

Pas publikimit të fotografisë, sulmohet ashpër Flora Brovina

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Tahiri: Sistemi i drejtësisë nuk do të lejojë abuzimin me taksat e qytetarëve