Prokuroria ngriti 63 aktakuza për 24 orë

E publikuar: 16/09/2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 63 aktakuza kundër 70 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe kanë ndaluar për 48 orë, 16 persona të dyshuar.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një person, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë gjashtë të dyshuar në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Ndërsa, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjithsej shtatë aktakuza ndaj shtatë personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi, si dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.