Prokuroria ngriti 46 aktakuza për 24 orë

E publikuar: 10/09/2019 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 61 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre persona në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”. Në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur gjashtë aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej shtatë aktakuza ndaj 10 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh, dhe ka ngritur 17 aktakuza, kundër 20 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”, gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.