Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren

E publikuar: 07/02/2019 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për zyrtarin policor që dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren në Drenas.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori. 

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin në lidhje me rastin e abuzimit ndaj të miturës nga Drenasi, me dyshimin se Hetuesi Policor, V.V, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, e sanksionuar sipas nenit 238 paragrafi 1 pika 1.3, të KPRK-së” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë e sanksionuar sipas nenit 184 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Prokuroria Themelore në Prishtinë me të pranuar informatën, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, sipas urdhëresës së prokurorit kujdestar, i dyshuari, V.V, më 05.02.2019, është ndaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, i cili është dërguar në qendër të mbajtjes, në afat prej 48 orësh.

Prokurori kujdestar ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.V., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, e sanksionuar sipas nenit 238 paragrafi1 pika 1.3, të KPRK-së” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë e sanksionuar sipas nenit 184 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në ora 14:00, ka caktuar seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurori për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e cekur më lartë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke punuar në mbledhjen e të gjitha provave në drejtim të veprave penale të lartpërmendura dhe veprat penale të cilat mund të paraqitën në ndërkohë.

Prokuroria do ta mbajë të informuar opinionin për çdo veprim të ndërmarrë në lidhje me këtë rast.What Happens With Your Body When You Eat Black PepperHealth & Human ResearchBuild a City, Trade With Your Neighbors, Play With Your FriendsForge of Empires – Free Online GameThis Game lets You Build an Ancient Greek EmpireGrepolis – Free Online GameCountries Where College is Free – Wait Until You See #8TopGearUp.comPeople from Serbia cannot believe these flight pricesFlights ShopThanks to this app you will finally start speaking a new language (In only 3 weeks)Babbelby TaboolaSponsored LinksTë rekomanduaraMali i Zi e dënon shqiptarin që e vendosi…shkurt 07, 2019Prokuroria kërkon paraburgim për policin që…shkurt 07, 2019Policia pritet ta ndëshkojë zyrtaren policore, nën dyshimin se ka nxjerr informata për policin Vesel VeseliKRONIKAshkurt 07, 2019Urdhërarrest për profesorin Shkelzen Xhekaj i dyshuar për dhunimin e nxënësesKRONIKAshkurt 07, 2019Ndërron jetë aktivisti i VetëvendosjesKRONIKAshkurt 07, 2019Ndërron jetë në QKUK këmbësori u godit me veturë në Fushë KosovëKRONIKAshkurt 07, 2019Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia dyshon për vetëvrasjeKRONIKAshkurt 07, 2019Rast tjetër i abuzimit me të mitur në Kosovë, arrestohet një person në PejëKRONIKAshkurt 07, 2019

Më të lexuaratKRONIKAshkurt 06, 2019Rrëfimi i 16-vjeçares për profesorin e dyshuar nga Drenasi: Kemi bërë seks në veturën e ShkelzenitKRONIKAshkurt 05, 2019Martesa për ta plotësuar amanetin e babait i kushton me burg 21-vjeçarit nga GjakovaKRONIKAshkurt 06, 2019Vesel Veseli nuk është i vetmi, edhe një polic tjetër nga Drenasi nën hetime për ngacmime seksualeKRONIKAshkurt 05, 2019Policia: Kemi identifikuar veturën me të cilën ikën plaçkitësit e thasëve me para të bankësKRONIKAshkurt 06, 2019Branko Periq, funksionar i PPS së Vuçiqit akuzohet për abuzim me të miturKRONIKAshkurt 05, 2019Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, ja si veproi ai!