Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që u zu me 67 kilogramë substanca narkotike

E publikuar: 08/05/2019 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit H. Sh. nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .

Me 07.05.2019, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e të konfirmuar nga ana e Gjykatës, ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe të objekteve tjera përcjellëse të pandehurit H. Sh., ku pikërisht në garazhin  e shtëpisë së tij, pa autorizim, me qëllim të shitjes, ka poseduar të fshehura tre paketime të mëdha, të mbushura me substancë në formë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 67 kilogramë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H. Sh., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.