Prokuroria hesht, IPK-ja trajton rastin e deportimit gabimisht

E publikuar: 28/04/2018 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë pas publikimit të skandalit të deportimit gabimisht nga Kosova të njërit nga gjashtë turqit Qeveria dhe Prokuroria kanë vazhduar heshtjen rreth rastit, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët për informim të Qeverisë nuk kanë folur konkretisht, ndërsa Prokuroria as që i ka kthyer përgjigje gazetës në pyetjen nëse është duke zhvilluar hetime për aksionin e jashtëligjshëm të 29 marsit dhe për gabimin e tmerrshëm që u bë gjatë deportimit të shtetasve turq.

Por Inspektorati Policor i Kosovës, institucioni që merret me zbulimin dhe hetimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.

“Koha Ditore” ka raportuar të premten se njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht./koha.net/