Prokuroria fton Vuciqin të ofrojë fakte nëse Ejupi u përfshi në vrasjen e Ivanoviqit

07.07.2019 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria fton Vuciqin të ofrojë fakte nëse Ejupi u përfshi në vrasjen e Ivanoviqit

Javën që po e lejmë pas, Aleksandër Vuçiq tha se i di personat e dyshuar që mund ta kenë vrarë Oliver Ivanoviqin. E përmendi Florim Ejupin. Por nga prokuroria kosovare i demantojnë deklaratat e presidentit serb për Ejupin. Madje thonë se asnjëri nga dhjetëra dëshmitarët e dëgjuar për rastin ‘Ivanoviq’, nuk e ka përmendur emrin e kosovarit. Prokuroria Speciale e ka ftuar Vuciqin që t’ia dorëzojë faktet lidhur me vrasjen e ndodhur në janar të vitit 2018.

Organet e hetuesisë kosovare edhe një herë i kanë demantuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuciqit.

Kësaj radhe kur ai po thotë se politikanin serb në Kosovë po dyshohet ta ketë vrarë kosovari nga Podujeva, Florim Ejupi.

Për prokurorinë kosovare e cila po i vazhdon hetimet rreth vrasjes së Ivanoviqit, në asnjërën deklaratë të asnjë dëshmitari nuk është përmendur emri i Ejupit për vrasjen e politikanit serb.

Madje nga prokuroria po deklarojnë se Ejupi, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e hetimeve naga ana e palës kosovare për vrasjen e Ivanoviqit.

Kështu ka deklaruar gjatë ditës së diel për Gazetën Express, prokurori special në Kosovë që po merret me këtë rast, Sylë Hoxha.

“Ne jemi duke i vazhduar hetimet rreth kësaj çështjeje. Mirëpo deri më tani, askund nëpër shkresa as nga policia e as nga dëshmitarët, askund, nuk ka figuruar emri i Ejupit e as ndonjë i shqiptari tjetër si i dy6shuar për këtë rast”, ka deklaruar Hoxha për Express.

Tutje, ai është shprehur se nuk e di se nga Vuciq ka marrë informata dhe se si e ka përmendur emrin e Ejupit si i dyshuar për këtë rast.

“Ne jemi të habitur nga këto deklarata. Nëse dikush ka informacione e prova për këtë rastin ne e ftojmë që ato t’ia dorëzojë prokurorisë”, ka deklaruar Hoxha duke thënë se deri më tani emri i asnjë shqiptari nuk është pjesë e hetimeve për vrasjen e presidentit serb, Oliver Ivanoviqit.

Tutje prokurori Hoxha ka deklaruar se hetimet rreth zbardhjes së vrasjet së Ivanoviqit po i vazhdon prokuroria kosovare.

Prokurori special deklaron se ende janë në fazën e grumbullimit të provave.

“Jemi ende në fazën e grumbulli8mit të provave. Hetimet po i vazhdojmë”, thotë Syla.

E ndaj deklaratave të Vuciqit ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke thënë se deklarata e presidentit serb është “tërësisht politike, mbi një fushë për të cilën ai nuk e ka asnjë kompetencë”.

“Është për keqardhje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë në pah”, thuhet në deklaratë.

Por, përse e ndërlidhi Ejupin presidenti serb, Vuciq, si pjesë e krimit për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq?

Express ka raportuar se emri i Florim Ejupit është i njohur që nga paslufta. Ai ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist, në të cilin rast një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001. Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë. Të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 ai u lirua në mungesë të provave.

Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë vjetëve që kishte qëndruar në qeli.

Kolegji i Gjykatës Supreme, në përbërje të të cilit ishin tre gjykatës ndërkombëtarë dhe dy vendorë, ka urdhëruar lirimin e Florim Ejupit në mungesë provash.

“Kolegji i Gjyqtarëve nga Gjykate Supreme, i përbërë prej pesë gjykatësve – tre gjykatësve nga EULEX-i dhe dy gjykatësve vendorë – urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga Burgu i Dubravës, pasditen e datës 12 mars. Ai u lirua nga çdo akuzë në mungesë provash”, shkruhej në një komunikatë shtypi, të lëshuar nga EULEX-i në vitin 2009.

Një ditë pas lirimit nga burgu, Ejupi pati thënë se ndihej mirë që drejtësia është vënë në vend.

“Në Gjykatën Supreme më liruan nga të gjitha akuzat dhe unë jam i lirë tani. Gjithmonë e kam ditur që do të lirohem, pasi ai dënim ka qenë i padrejtë, me dëshmitarë të montuar dhe i gjithë rasti ka qenë i montuar”, kishte thënë ai.

Ejupi është i martuar dhe ka fëmijë derisa pas lirimit nga burgu kishte deklaruar se do të kërkonte kompensim për vitet e kaluara në qeli. I njëjti tash është 40 vjet, derisa vjen nga fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës.

Ejupi ishte dënuar për 11 vrasje, dhjetëra të plagosur, për terrorizëm, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, diskriminim racial dhe mbajtje të paligjshme të eksplozivit.

Sipas presidentit serb, Florim Ejupi pas kryerjes së vrasjes ka ikur nga Kosova përmes aeroportit të Rinasit. Ai përmendi, gjithashtu, një emër tjetër lidhur me ekzekutimin e Ivanoviqit. Bëhet fjalë për Edmond Zekaj, i cili e ndërroi emrin e tij në Lira Zekaj dhe i cili ishte në Mitrovicë në ditën kur u ekzekutua Ivanoviqi. Sipas Vuçiqit ai tashmë është duke u strehuar në Gjermani.

Florimi ishte arrestuar edhe në vitin 2014 pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmeti, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

Florim Ejupi ishte liruar nga akuza për vrasje të dyfishtë duke u lënë i lirë.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar, 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Ai ka qenë kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa Radojçiq, i cili është kërkuar po ashtu, nuk është gjetur në banesën e tij./GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje