Prokuroria e Shtetit aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për fajde

E publikuar: 13/01/2016 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Shtetit pritet të ngrejë aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për veprën penale të fajdesë, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë e ka bërë të ditur prokurori i rastit, Abdurrahim Islami.
Ai ka njoftuar se grupi prej shtatë të arrestuarve, të javës së kaluar, është ndarë. Sipas Islamit, katër kanë kaluar në Departamentin e krimeve të përgjithshme dhe se dyshohen për shuma më të vogla, ndërkohë që katër të tjerë, prej të cilëve një ende është në arrati dhe Gjykata ka lëshuar fletarrestim për të, kanë mbetur në Departamentin e krimeve të rënda.
Gazeta ka mësuar se në Departamentin për krime të rënda të Prokurorisë janë duke u hetuar Bujar Avdullahu (1979), Rrahim Sallahu (1971), Enver Avdullahu (1981), që gjenden në paraburgim dhe Fatlum Abazi, i cili ende gjendet në arrati.